KUSHTET
Kushtet e përgjithshme

Kushtet e përgjithshme Kushtet e dorëzimit


Mirë se vini në Professional Care Solutions!

Professional Care Solutions ju ofron përvojën e blerjes online, me dërgimin e produkteve direkt në adresën tuaj.
Ju lutemi vini re, që duke përdorur shërbimet tona, ju pranoni të përdorni këto Kushte dhe Rregulla të Përgjithshme.
Ju lutemi lexoni ato me kujdes.

1. RRETH NESHs

  1. Ne jemi një kompani e regjistruar në Maqedoninë e Veriut, Professional Care Solutions DOOEL Shkup, Numri fiskal: MK4043018524177, Numri i regjistrimit: 7264488, Adresa: Dimche Mirchev 18А/30, Shkup, Maqedonia e Veriut.

2. KUSHTET E PËRDORIMIT

  1. Këto Kushte të Përdorimit përbëjnë një marrëveshje juridikisht detyruese midis jush, qoftë personalisht ose në emër të një entiteti (në tekstin e mëtejmë “ju”) dhe Professional Care Services DOOEL dhe/ose kompanive bashkëpunëtorëve të saj (në tekstin e mëtejmë “Professional Care”, “ne”, “nesh”, or “ynë”), në lidhje me qasjen tuaj, përdorimin dhe blerjet e bëra përmes faqes së internetit www.staysafe.mk (në tekstin e mëtejmë referuar si “Faqja”) si dhe çdo formë tjetër të mediave, kanal mediatik, faqe interneti, shërbimi ose aplikacioni mobil i lidhur ose i afërt me të (në tekstin e mëtejmë referuar kolektivisht, “Shërbimet e Pofessional Care”).
  2. Ne ofrojmë një game të gjerë të shërbimeve dhe si rrjedhojë ndonjëherë mund të aplikohen kushte shtesë.
  3. Termat dhe kushtet shtesë ose dokumentet të cilat mund të publikohen në Faqe herë pas here (këtu e tutje referuar si “Kushtet e Shërbimit”) përfshihen shprehimisht në këtë dokument me referencë.
  4. Duke hyrë në Faqe dhe duke përdorur Shërbimet e Professional Care, ju pranoni që i keni lexuar dhe kuptuar Kushtet e Përdorimit dhe pranoni të jeni i detyruar prej tyre. Nëse nuk pajtoheni me Kushtet e Përdorimit, ju jeni i ndaluar shprehimisht të përdorni Faqen e internetit dhe duhet të ndërprisni përdorimin e saj menjëherë.

3. KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE

  1. Ju pranoni të merrni komunikime nga ne në mënyrë elektronike, si p.sh. e-maile, tekste, njoftime “push”, njoftime dhe mesazhe në Faqe ose përmes shërbimeve të tjera të Professional Care, dhe ju mund të ruani kopjet e këtyre njoftimeve për regjistrimet e juaja.
  2. Ju pranoni që të gjitha marrëveshjet, njoftimet, zbulimet dhe komunikimet e tjera që ne ju ofrojmë në mënyrë elektronike përmbushin çdo kërkesë ligjore që komunikimet e tilla të jenë me shkrim.

4. LICENCA DHE QASJA

  1. Në varësi të pajtueshmërisë suaj me këto Kushte të Përdorimit dhe të gjitha Kushtet e Shërbimit, si dhe pagesës së tarifave tuaja të aplikueshme, Professional Careose ofruesit e përmbajtjes së saj ju japin një licencë të kufizuar, jo-ekskluzive, të patransferueshme, për qasje dhe përdorim personal dhe jo-komercial të Faqes.
  2. Kjo licencë nuk përfshin asnjë rishitje apo përdorim komercial të ndonjë pjese të Faqes ose Shërbimeve të Professional Care, ose ndonjë pjese të saj; asnjë mbledhje dhe përdorim të listave të produkteve, përshkrimeve ose çmimeve të produktit; përdorim derivativ të ndonjë pjeseje të Faqes ose të ndonjë Shërbimi të Professional Care; asnjë shkarkim, kopjim ose përdorim tjetër i informacionit të llogarisë për përfitim të ndonjë pale të tretë; ose ndonjë përdorim të minierave të të dhënave, robotëve, ose mjeteve të ngjashme për grumbullimin dhe nxjerrjen e të dhënave.
  3. Të gjitha të drejtat të cilat nuk ju janë dhënë shprehimisht në këto Kushte të Përdorimit ose Kushteve të Shërbimit janë të rezervuara nga Professional Care ose licensuesit e saj, furnitorët, botuesit, ose ofruesit e tjerë dhe ruhen prej tyre. Pa pëlqimin e shprehur me shkrim të Professional Care, asnjë Shërbim i Professional Care, mund të riprodhohet, duplikohet, kopjohet, shitet, vizitohet ose shfrytëzohet ndryshe për qëllime tregtare.
  4. Ju nuk mund të krijoni korniza ose përdorni teknika të inkuadrimit për të bashkangjitur ndonjë markë tregtare, logo ose informacione të tjera pronësore (përfshirë imazhet, tekstin, paraqitjen e faqes ose formën) të Professional Care,pa pëlqimin e shprehur me shkrim.
  5. Ju nuk mund të përdorni etiketa meta ose tjetër “tekst të fshehur” duke shfrytëzuar emrin ose markat tregtare të Professional Care,pa pëlqimin e shprehur me shkrim të Professional Care.
  6. Nuk lejohet keqpërdorimi i Faqes. Ju mund ta përdorni Faqen dhe Shërbimet e Professional Carevetëm në masën e lejuar me ligj.
  7. Licensat e dhëna nga Professional Care përfundojnë nëse nuk i respektoni këto Kushte të Përdorimit ose Kushtet e Shërbimit.

5. LLOGARIA JUAJ

  1. Mund t’ju kërkohet të regjistroheni në Faqe duke krijuar një llogari personale në Professional Care.
  2. Ju pajtoheni ta ruani fjalëkalimin tuaj dhe të jeni përgjegjës për çdo përdorim të llogarisë dhe fjalëkalimit tuaj.
  3. Ne rezervojmë të drejtën për të hequr, rimarrë, ose ndryshuar një emër përdoruesi që ju zgjidhni nëse përcaktojmë, me diskrecionin tonë, që emri i tillë i përdoruesit është i papërshtatshëm, i pahijshëm ose ndryshe i kundërshtueshëm.
  4. Ju pranoni të jepni informacione aktuale, të plota dhe të sakta të blerjes dhe llogarisë për të gjitha blerjet e bëra përmes Faqes dhe Shërbimeve të Professional Care.
  5. Ju gjithashtu pranoni të azhurnoni menjëherë informacionin tuaj të llogarisë dhe pagesës, përfshirë adresën tuaj të postës elektronike, mënyrën e pagesës dhe datën e skadimit të kartës së pagesës, në mënyrë që ne të mund të përfundojmë transaksionet tuaja dhe t’ju kontaktojmë sipas nevojës.

6. MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE

  1. Professional Care vlerëson besimin që keni vendosur tek ne duke ndarë të dhënat tuaja personale.
  2. Të dhënat tuaja personale trajtohen me kujdes dhe në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
  3. Duke krijuar llogari personale në Professional Care, ju na jepni të dhënat personale si mëposht (“Të dhënat Personale”):
    • E-mail Adresën;
    • Emrin;
    • Mbiemrin;
    • Adresën Postale;
    • Numrin e Telefonit;
  4. Të dhënat personale përfshijnë gjithashtu të dhënat që lidhen me ju të cilat na janë transmetuar si rezultat i fushatave të zbritjes, thirrjeve për shitje nëpërmjet telefonit dhe kontakteve të shitjeve në median sociale.
  5. Ju lutemi vini re se duke përdorur adresën tonë në internet, shfletuesi merr informacionin në lidhje me IP adresën tuaj, kohën dhe datën e vizitës tuaj në faqen e internetit, reference URL, faqet të cilat i keni shfletuar në faqen tonë të internetit dhe informacione rreth llojit të pajisjes e cila është përdorur.
  6. Të dhënat tuaja personale do të përdoren për qëllimin e përpunimit të porosive dhe mund të ndahen vetëm me partnerët tanë të bashkëpunimit, p.sh. kompaninë e cila kryen dorëzimin.
  7. Të dhënat tuaja personale nuk mund të ndahen me asnjë palë të tretë, ose të vihen në dispozicion të ndonjë pale të tretë, përveç nëse urdhërohet nga ndonjë organ shtetëror me qëllim për ndonjë procedure të caktuar.

7. SHQYRTIME, KOMENTE, KOMUNIKIME, DHE PËRMBAJTJE TË TJERA

  1. Ju mund të postoni komente, foto dhe përmbajtje të tjera; të dërgoni komunikime dhe të paraqisni sugjerime, ide, komente, pyetje ose informacione të tjera për sa kohë që përmbajtja nuk është e paligjshme, e turpshme, kërcënuese, shpifëse, nuk shkel të drejtën e privatësisë apo të drejtat e pronësisë intelektuale (përfshirë të drejtat e publicitetit), ose në të kundërtën e dëmshme për palët e treta ose janë fyese dhe nuk përbëhen ose përmbajnë viruse softuerësh, fushata politike, reklama tregtare, postime në masë ose çfarëdo forme të “spam” ose mesazheve elektronike tregtare të padëshiruara. Ju nuk mund të përdorni adresë të rreme të postës elektronike, të falsifikoni ndonjë person ose entitet tjetër, ose të mashtroni lidhur me origjinën e një karte ose përmbajtje tjetër. Professional Care rezervon të drejtën (por jo detyrimin) për të hequr ose modifikuar një përmbajtje të tillë, por nuk rishikon rregullisht përmbajtjen e postuar.
  2. Nëse postoni përmbajtje ose dërgoni material, përveç nëse përcaktohet ndryshe, ju i jepni   Professional Care të drejtë jo-ekskluzive, të përhershme dhe të parevokueshme për të përdorur, riprodhuar, modifikuar, adaptuar, përkthejë, të krijojë vepra derivative nga to, ta shpërndaj dhe shfaq një përmbajtje të tillë në çdo media në mbarë botën. Ju i jepni Professional Care dhe të sublicencuarve të drejtën të përdorin emrin që ju paraqisni në lidhje me përmbajtje të tillë, nëse ata e dëshirojnë.
  3. Ju përfaqësoni dhe garantoni që zotëroni ose kontrolloni të gjitha të drejtat mbi përmbajtjen që e publikoni; që përmbajtja është e saktë; që përdorimi i përmbajtjes që ju ofroni nuk e shkel këtë politikë dhe nuk dëmton asnjë person fizik ose entiteti; dhe që ju do të kompensoni Professional Care për të gjitha pretendimet që rrjedhin nga përmbjtja që ju ofroni.
  4. Professional Care ka të drejtë, por jo edhe detyrim, të monitorojë dhe modifikojë ose heqë ndonjë aktivitet ose përmbajtje.
  5. Professional Care nuk merr asnjë përgjegjësi ligjore për çdo përmbajtje të postuar nga ju ose ndonjë palë e tretë.

8. MODIFIKIMET E FAQES DHE NDËRPRERJET

  1. Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar, modifikuar ose hequr përmbajtjen e Faqes dhe Shërbimet e Professional Care në çdo kohë ose për ndonjë arsye pa njoftim në diskrecionin tonë të vetëm. Sidoqoftë, ne nuk jemi të detyruar të azhurnojmë informacionin. Ne gjithashtu rezervojmë të drejtën për të ndryshuar ose ndërprerë të gjithë ose një pjesë të Faqes dhe të Shërbimeve të Professional Care në çdo kohë dhe pa paralajmërim.
  2. Ne nuk jemi përgjegjës ndaj jush ose ndonjë pale të tretë për ndonjë modifikim, ndryshim të çmimeve, pezullim ose ndërprerje të Faqes dhe Shërbimeve të Professional Care.
  3. Ne nuk mund të garantojmë që Faqja dhe Shërbimet e Professional Care do të jenë të disponueshme pa ndonjë ndërprerje. Në çdo kohë mund të shfaqen probleme në harduer apo softuer, ose çështje të tjera, ose mund të kemi nevojë të kryejmë mirëmbajtjen e Faqes, duke rezultuar kështu në ndërprerje, vonesa ose gabime.
  4. Ju pajtoheni që ne nuk kemi asnjë përgjegjësi për çfarëdo humbje, dëmtim ose shqetësim të shkaktuar nga pamundësia për të hyrë ose përdorur Faqen gjatë një avarie ose ndërprerjeje të Faqes dhe Shërbimeve të Professional Care. Asnjë nga këto Kushte të Përdorimit nuk duhet të interpretohet në atë mënyrë që ne jemi të detyruar të mirëmbajmë dhe mbështesim Faqen ose të kryejm korrigjime, azhurnime ose lëshime në lidhje me të.

9. PRODUKTET DHE PËRSHKRIMI I PRODUKTEVE

  1. Ne përpiqemi të paraqesim sa më saktë ngjyrat, veçoritë, specifikimet dhe detajet e produkteve të disponueshme në Faqe. Sidoqoftë, ne nuk garantojmë se ngjyrat, veçoritë, specifikimet dhe detajet e produkteve do të jenë të sakta, të plota, të besueshme dhe pa ndonjë mangësi, poashtu edhe ekrani juaj elektronik mund të mos pasqyrojë me saktësi  ngjyrat dhe detajet aktuale të produktit. Nëse një produkt i ofruar nga vetë Professional Care nuk përputhet me përshkrimin, zgjidhja juaj e vetme është ta ktheni atë në një gjendje të papërdorur.
  2. Të gjitha produktet i nënshtrohen disponueshmërisë dhe si rrjedhojë ne nuk mund të garantojmë që artikujt do të janë në magazinë. Ne rezervojmë të drejtën të ndërpresim produktet në çdo kohë dhe për çfarëdo arsye.

10. ÇMIMI

  1. Çmimet për të gjitha produktet janë subjekt i ndryshimit.
  2. Për artikujt e shitur nga Professional Care, ne nuk mund të konfirmojmë çmimin e blerjes së një produkti deri sa të porosisni. Pavarësisht përpjekjeve tona më të mira, një numër i vogël i indikacioneve mbi çmimet mund të jenë të gabuara.
  3. Nëse çmimi i saktë i blerjes së një produkti të shitur nga Professional Care është më i lartë se çmimi i shënuar në Faqe, ne, sipas gjykimit tonë, ose do t’ju kontaktojmë para dorëzimit për udhëzime ose do të anulojmë porosinë tuaj dhe do t’ju informojmë për anullimin e tillë.  Tregtarët tjerë mund të ndjekin politika të ndryshme në rastet kur një produkt është çmimuar gabimisht.

11. POROSITË

  1. Nëse dëshironi të blini ndonjë produkt, ju lutemi vazhdoni tek “Shto në kartë” / “Kontrolli”. Mandej do të merrni një përmbledhje të porosisë suaj. Ju lutemi vini re se çdo çmim në përmbledhje është përfundimtar nga dita e vendosjes së porosisë dhe përfshin taksën e llogaritur të vlerës së shtuar (“Çmimi i Blerjes”). Përveç Çmimit të Blerjes, një tarifë ngarkohet për dorëzimin e produktit/eve (“Tarifa e dorëzimit”).
  2. Pas kryerjes së porosisë, ju do të pranoni një email që konfirmon detajet e porosisë dhe të dorëzimit.
  3. Ne rezervojmë të drejtën të refuzojmë çdo porosi të bërë nëpërmjet Faqes dhe Shërbimeve të Professional Care. Ne, sipas gjykimit tonë, mund të kufizojmë ose anulojmë sasitë e blera për person, për amvisëri, ose për porosi. Këto kufizime mund të përfshijnë porositë e kryera nga ose nën të njëjtën llogari të klientit, mënyrën e pagesës dhe/ose porosi të cilat shfrytëzojnë të njëjtën adresë faturimi ose dorëzimi.
  4. Ne rezervojmë të drejtën të kufizojmë ose ndalojmë porositë që, sipas gjykimit tonë, duket se janë bërë nga tregtarët, rishitësit ose shpërndarësit.

12. PAGESA

  1. Pagesat bëhen përmes procedurës “Cash on delivery”. Kjo d.m.th që pagesa bëhet në momentin e dorëzimit të produktit/eve në adresën tuaj, kompanisë shpërndarëse me llogarinë/faturën e paraqitur tatimore.

13. DORËZIMI

  1. Kompania e shpërndarjes nuk do të dorëzojë produktin/et në rast se çmimi i blerjes dhe tarifa e dorëzimit nuk do të paguhen në total.
  2. Të gjitha blerjet e artikujve fizikë nga Professional Care kryhen në bazë të një kontrate transporti. Kjo do të thotë që rreziku i humbjes dhe titullit të pronësisë së këtyre artikujve kalon tek ju pas kryerjes së dorëzimit nga kompania për shpërndarje.
  3. Çdo produkt dorëzohet në adresën e dhënë në llogarinë tuaj tek Professional Care.
  4. Ju mund të kontaktoheni nga kompania për shpërndarje, përmes kontaktit telefonik të dhënë dhe të pyeteni për preferencat tuaja në lidhje me kohën e dorëzimit.
  5. Në varësi të shërbimit korrier, dorëzimi i produkteve kryhet sa më shpejt të jetë e mundur.

14. BIZNESET E TJERA

  1. Palët, përveç Professional Care, bëjnë biznese, ofrojnë shërbime ose softuer ose shesin linja produkti përmes Shërbimeve të Professional Care. Për më tepër, ne ofrojmë lidhje me faqet e internetit kompanive të afërta dhe si dhe bizneseve tjera të caktuara.
  2. Nëse blini produktet ose shërbimet e ofruara nga këto kompani ose individë, ju jeni duke blerë drejtpërdrejt nga këta palë të treta dhe jo nga Professional Care. Ne nuk jemi përgjegjës për të ekzaminuar ose vlerësuar, dhe ne nuk garantojmë për ofertat e këtyre kompanive ose individëve (përfshirë përmbajtjen e faqeve të tyre të internetit). Professional Care nuk mund të ngarkohet me asnjë përgjegjësi ligjore për veprimet, produktet, dhe përmbajtjen e të gjitha këtyre dhe palëve të tjera të treta. Ju duhet të lexoni me kujdes politikat e tyre të privatësisë dhe kushtet e tjera të shërbimit.

15. PËRJASHTIMI I GARANCIVE DHE KUFIZIMI I PËRGJEGJËSISË

  1. Faqja, Shërbimet e Professional Care dhe të gjitha informacionet, përmbajtjet, materialet, produktet (përfshirë softuerin) dhe shërbimet e tjera të përfshira në Faqe ose të vëna ndryshe në dispozicion për ju përmes Faqes ose Shërbimeve të Professional Care jepen nga ne mbi bazën "siç është" dhe "siç është në dispozicion". Përveç nëse përcaktohet ndryshe me shkrim, Professional Care nuk ofron asnjë përfaqësim ose garanci të çfarëdo lloji, qoftë të shprehur apo të nënkuptuar, në lidhje me funksionimin e Faqes apo të Shërbimeve të Professional Care, ose mbi informacionin, përmbajtjen, materialet, produktet (përfshirë softuerin) ose shërbimeve të tjera të përfshira në ose të vëna ndryshe në dispozicion për ju përmes Shërbimeve të Professional Care. Ju pranoni shprehimisht që përdorimi i Shërbimeve të Professional Care është vetëm në rrezikun tuaj.
  2. Ju e kuptoni se Shërbimet e Professional Care nuk garantojnë që informacioni, përmbajtja, materialet, produktet (përfshirë softuerin) dhe shërbimet e tjera të përfshira ose të vëna ndryshe në dispozicion për ju përmes Faqes ose Shërbimeve të Professional Care përfaqësojnë shërbime mjekësore, pajisje ose produkte mjekësore dhe nuk sigurojnë mbrojtje nga sëmundjet (viruset respiratore ose të transmetuara ndryshe).
  3. Në masën e lejuar me ligj, Professional Care përjashton të gjitha garancitë e shprehura ose të nënkuptuara, duke përfshirë, por jo duke u kufizuar në garancitë e nënkuptuara të tregtimit për një qëllim të veçantë. Professional Care nuk garanton që Faqja, Shërbimet e Professional Care, informacioni, përmbajtja, materialet, produktet (përfshirë softuerin) ose shërbimet e tjera të përfshira ose të vëna ndryshe në dispozicion për ju përmes Faqes ose Shërbimeve të Professional Care, serverëve të Professional Care ose komunikimeve elektronike të dërguara nga Professional Care janë pa viruse ose komponentë tjerë të dëmshëm. Përveç nëse specifikohet ndryshe me shkrim, deri në masën e lejuar me ligj, Professional Care nuk do të jetë përgjegjës për dëmet e çfarëdolloji që vijnë nga përdorimi i Faqes ose ndonjë Schërbimi të Professional Care, ose nga çdo informacion, përmbajtje, material, produkt (përfshirë softuerin) ose shërbime të tjera të përfshira në ose të vëna ndryshe në dispozicion për ju përmes çdo Shërbimi të Professional Care, duke përfshirë, por pa u kufizuar në dëme direkte, indirekte, aksidentale, dëme ndëshkimore dhe pasuese.

16. TË DREJTAT E PRONËSISË INTELEKTUALE

  1. Nëse nuk përcaktohet ndryshe, Faqja dhe Shërbimet e Professional Care janë vetëm nën pronësinë tonë. Të gjitha kodet burimore, bazat e të dhënave, funksionaliteti, softueri, hartimet e faqeve, audio, video, tekst, fotografi dhe grafika në Faqe (këtu e tutje “Përmbajtja”) dhe market tregtare, markat e shërbimit, dhe logot e përfshira në të (këtu e tutje “Markat”) janë pronë e jona, kontrollohen nga ne ose janë të licencuar për ne.
  2. Përmbajtja dhe Markat janë të disponueshme në Faqe “siç janë” vetëm për informacionin dhe përdorimin tuaj personal. Në qoftë se nuk parashikohet shprehimisht në këto Kushte të Përdorimit, asnjë pjesë e Faqes ose Shërbim i Professional Care dhe asnjë Përmbajtje apo Markë nuk mund të kopjohet, riprodhohet, grumbullohet, ribotohet, të ngarkohet, publikohet, shfaqet, kodohet, përkthehet, transmetohet, shpërndahet, shitet licensohet ose të përdoret ndryshe për çfarëdo qëllimi tregtar, pa miratimin tonë paraprak me shkrim.
  3. Me kusht që të keni të drejtë të përdorni Faqen dhe Shërbimet e Professional Care, do t’ju jepet një licencë e kufizuar për të hyrë dhe përdorur Faqen dhe të shkarkoni ose të shtypni një kopje të ndonjë pjese të Përmbajtjes në të cilën juve ju është mundësuar qasja vetëm për përdorim personal, jo-komercial. Ne rezervojmë të gjitha të drejtat të cilat nuk ju janë dhënë juve shprehimisht në Faqe, Shërbimet e Professional Care, Përmbajtjen dhe Markat.

17. MODIFIKIMI I KUSHTEVE TË PËRDORIMIT

  1. Ne rezervojmë të drejtën të bëjmë ndryshime ose modifikime të këtyre Kushteve të Përdorimit, sipas gjykimit tonë, në çdo kohë dhe për çfarëdo arsye. Ne do t’ju njoftojmë për çdo ndryshim duke azhurnuar datën e “Përditësuar së fundi” të këtyre Kushteve të Përdorimit, dhe ju hiqni dorë nga çdo e drejtë për të marrë një njoftim specifik për secilin ndryshim të tillë.
  2. Është përgjegjësia juaj për të rishikuar në mënyrë periodike këto Kushte të Përdorimit me qëllim për të qëndruar të informuar për azhurnimet. Duke vazhduar të përdorni Faqen pas datës së publikimit të Kushteve të rishikuara të Përdorimit, ju u nënshtroheni ndryshimeve në Kushtet e Përdorimit dhe supozohet se i keni lexuar dhe pranuar ato.

18. SEVERABILITETI

  1. Nëse ndonjë prej këtyre dispozitave konsiderohet jo valide, e pavlefshme ose për ndonjë arsye jo e zbatueshme, kjo dispozitë konsiderohet e ndashme dhe nuk ka asnjë ndikim në vlefshmërinë dhe zbatueshmërinë e dispozitave të mbetura.

19. LIGJI I ZBATUESHËM

  1. Këto Kushte të Përdorimit dhe përdorimi i Faqes nga ju rregullohen dhe interpretohen në përputhje me ligjet e Maqedonisë së Veriut të cilat aplikohen për marrëveshjet e arritura dhe të zbatueshme plotësisht brenda territorit të Maqedonisë së Veriut. Zbatimi i Konventës së Kombeve të Bashkuara për Kontratat për Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave është përjashtuar shprehimisht.

20. ANKESAT

  1. Ju bini dakord të inspektoni produktin menjëherë pas dorëzimit të suksesshëm.
  2. Në rast se produkti nuk korrespondon me përshkrimin e produktit (madhësia, materialet, qëllimi i produktit, modeli), siç parashikohet në platform, ose ka ndonjë mangësi (defekt në material, defekt në funksionimin e produktit), ju keni të drejtë të paraqisni ankesë dhe të kërkoni kthimin e produktit dhe rimbursimin e çmimit të blerjes.
  3. Çdo ankesë duhet të parashtrohet
    • me e-mail në complaint@staysafe.mk dhe, përveç kësaj,
    • si ankesë me shkrim në adresën e selisë së Professional Care, të treguar në këto Kushte të Përdorimit.
  4. Ankesat mund të parashtrohen vetëm brenda 48 orëve nga dorëzimi i suksesshëm i produktit. Ankesës duhet t’i bashkangjitni një kopje të llogarisë fiskale/faturën dhe fotot e defekteve të pretenduara. Ankesat e paraqitura pas afatit të mësipërm ose pa një kopje të llogarisë fiskale/faturës nuk do të merren parasysh.
  5. Ankesës së parashtruar ne do t’i përgjigjemi brenda 30 ditëve nga pranimi i saj.
  6. Gjatë procedures së ankesës, nga ju mund të kërkohet që t’i jepni produktin për inspektim ekipit të ankesave të Professional Care.
  7. Rimbursimi i çmimit të blerjes është i mundur vetëm nëse produkti nuk është përdorur.

21. MOSMARRËVESHJET

  1. Në rast të mosmarrëveshjejeve që rrjedhin nga ose në lidhje me Kushtet e Përdorimit, palët bien dakord ta zgjidhin mosmarrëveshjen në mënyrë miqësore, përmes ndërmjetësimit. Nëse palët nuk arrijnë të zgjidhin mosmarrëveshjen në mënyrë miqësore, mosmarrëveshja i referohet Gjykatës Themelore Shkupi 2, Shkup.
STAYSAFE

Kompania

Professional Care Solutions DOOEL Shkup
Numri fiskal: MK4043018524177
Numri i kompanisë: 7264488
Dimçe Mirçev 18A/30, Shkup, Maqedonia e Veriut

Kontaktet

Qendra e thirrjeve:
00389-70-323-769
00389-70-323-764
e-mail : office@staysafe.mk
Info